Faila Pashiç Bishiç, një europarlamentare me shami

Faila Pashiç Bishiç është një myslimane boshnjake e lindur në Slloveni, e cila me insistimin e Jelko Kacinit është kandiduar në zgjedhjet e reja për në Parlamentin Europian. E vecanta e Bishiç është se ajo, nëse fiton, do të jetë eurodeputetja e parë më shami, duke prishur kështu peizazhin homogjen të sallës së PE-së. vetë Bishiç shprehet optimiste, pasi sipas saj, kjo është një mundësi për të kapërcyer stereotipet. “Unë kam mundësi të rralla për të thënë atë që unë jam. Njerëzit shohin gratë myslimane vetëm nëpërmjet prezantimeve ‘stereotipike’ të medias. Standardet e dyfishta janë gabim, ato shkaktojnë shumë padrejtësi dhe luftimi i këtyre paragjykimeve është misioni im kryesor”, është shprehur ajo. Ky është një mendim që gjithsesi mund të hasë kundërshtime jo të vogla, pasi lidhet me mentalitetin. Mjafton të kujtohet se para pak kohësh, eurodeputetja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, do të deklaronte në Kosovë se “shamitë brenda fesë janë mjet për t’i nënshtruar gratë, për t’i vendosur ato në një pozitë me të ulët se burrat”. Dhe këtu nuk do harruar edhe debati i madh që u bë në Francë po për këtë çështje.
http://shenja.mk/index.php/lajme/bota/10793-eurodeputetja-e-...
s.z
Add new comment