Trafiku i drogës nga ushtria, Arvizu: "Akuza shumë të ulëta”

Postuar në 30 Prill, 2014 08:34

Për trafikun e supozuar të drogës, që sipas opozitës realiozhet përmes infrastrukturës së ushtrisë është prononcuar sot edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Top-Channel i ka  drejtuar disa pyetje Arvizusë, i cili nga përgjigjet që jep duket se nuk është dakord me këtë lojë të opozitës demokratike. “Nuk e di nëse kjo histori tashmë është e mbyllur. Unë mendoj se pas disa ditësh kjo çështje ka mbërritur atje ku i takon. Pretendimet ishin shume serioze dhe fatkeqësisht ato u politizuan, prandaj them se të tilla pretendime kanë mbërritur atje ku duhet, në duart e duhura të autoriteteve të hetimit. Duke parë situatën mes maxhorancës dhe opozitës këto ditë, ajo që të vjen keq, është se një parti ndoshta mendon se duke bërë të tilla akuza, pala tjetër njolloset duke u bërë pis”, thotë Arvizu. Sipas tij loja e PD-së kësaj radhe është e kotë dhe joproduktive, pasi mbi të gjitha populli shqiptar është inteligjent dhe e kupton lojën e saj. “Ata duhet të tregohen të kujdesshëm si e bëjnë këtë sepse njerëzit nuk janë budallenj. Njerëzit e kuptojnë se cilat janë motivet, aq më tepër, kur mundohesh që në këtë çështje të përfshish tërësisht Ushtrinë apo të gjithë Policinë. Kjo është pak a shumë diçka e ulët. Njerëzit nuk e pëlqejnë diçka të tillë. Kam folur me shumë njerëz dhe ende nuk kam takuar ndonjë që të më thotë se i pëlqen kjo. Tek e fundit më së shumti e gjitha kjo zhurmë e prodhuar dëmton atë parti që bën akuzat, përveç rastit kur ka një bazë të shëndoshë dhe solide ose në të kundërtën ka baza për ta bërë një dicka të tillë", u shpreh ambasadori amerikan në Tiranë.

http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=277107

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.