Banka e Shqiperise: 2014-ta, vit kthese per ekonomine

"Informacioni i ri përmban sinjale se viti 2014 mund të jetë një pikë kthese për aktivitetin ekonomik në vend. Treguesit e rritjes ekonomike, perceptimi i bizneseve dhe ecuria e tregjeve financiare, kanë shfaqur një përmirësim më të shpejtë se pritjet tona. Ky zhvillim, i kombinuar me përmirësimin e pritur të ambientit ekonomik botëror, me zbutjen e pasigurive dhe përmirësimin e klimës së biznesit në vend, me ndjekjen e politikave stimuluese makroekonomike si dhe me përshpejtimin e reformës strukturore, krijon kushte më të mira për një përmirësim gradual të ekonomisë gjatë tremujorëve në vijim." Ky eshte vleresimi i Bankes se Shqiperise ne analizen ekonomike te tremujorit te pare.
Re.Pu.
Add new comment