Misioni i FMN-së në Tiranë, përcaktues për këstin e dytë të kredisë

Postuar në 01 Maj, 2014 02:57

Ardhja në Tiranë e një ekipi të Fondit Monetar Ndërkombëtar duket se është përcaktuese për lëvrimin e këstit të dytë të kreidisë për qeverinë shqiptare. Zv. Ministri i Financave Erjon Luçi ka deklaruar në emisionin “Të bësh ekonomi” se misioni që ka mbërritur së fundmi do të përpiljë një raport mbi gjendjen e ekonomisë shqiptare dhe plotësimin e kushteve të vëna nga qeveria aktuale. Do të jetë Bordi Ekzekutiv në Uashington ai që do të vendosë mandej nëse do të lëvrohen 26 milonë dollarët e tjerë. Ndërkohë që dje, kryeministri i vendit, Edi Rama është shprehur optimist për marrëdhëniet me FMN-në.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.