PS-PD bojkotojnë tryezën e organizuar nga ish-presidenti Alfred Moisiu për reformën zgjedhore

Postuar në 01 Maj, 2014 03:17

Ish-presidenti Alfred Moisiu ka organizuar dje një tryezë ku bashkë me disa konstitucionalistë ka dskutuar nevojën që paralel me reformën territoriale të ecet edhe me reformën zgjedhore. Por siç njofton gazeta “Shqip” tryeza në fjalë është bojkotuar nga dy përfaqësuesit e PS-së dhe PD-së, Fatmir Xhafa dhe Oerd Bylykbashi, të cilët kanë nxjerrë shkaqe të ndryshme për mospjesëmarrjen e tyre. Sipas gazetares Fatjona Mejdini, i vetmi përfaqësues i pranishëm ka qenë Spartak Braho i Lëvizjes Socialiste për Integrim, i cili duke marrë fjalën ka deklaruar se reforma zgjedhore do të kryehet vetëm pasi të ketë përfunduar ajo territoriale. Kjo sipas Brahos ka për të ndodhur dhe për këtë ai ka shprehur keqardhje.Ndërkohë opozita vetë është zyrtarisht e shqetësuar për ndikimin që mund të ketë reforma territoriale mbi problemin zgjedhor në Shqipëri, ndonëse në prakitkë për reformën elektorale përherë është arritur konsensus.

s.z 

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

<p>Normal, ky eshte kodi qe u intereson dy kryetareve per te patur pushtetin personal te tyre.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.