Kritika dhe “mallkime” për Milo Gjukanoviçin pas miratimit të sanksioneve ndaj Rusisë

Milo Gjukanoviçin, kryeministrin e Malit të Zi këto ditë e kanë mallkuar. Bëhet fjalë për Mitropolitin e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të të Zi, Amfilohije, i cili për të bërë këtë akt jo shumë të zakonshëm në ditët tona, ka sjellë në vëmendje fjalët e Peter Njegoshit, apo siç njihet ndryshe edhe si Shën Petteri i Cetinjës. Porosia e tij për malazezët ishte se duhet t’i qëndronin besnik Rusisë, gjuhës dhe gjakut të përbashkët, përndryshe, ai që vepronte në kundërshtim me këtë apel “le të ishte i mallkuar 3000 herë prej tij”. Për Amfilohijen, Gjukanoviç, që iu bashkua vendeve që vunë sanksione kundër Rusisë, këto fjalë duhet t’i lexojë me kujdes. Amfilohije e ka dërguar këtë mesazh gjatë fjalës së mbajtur në Beograd me rastin e promovimit të librit të historianit ushtarak rus, Leonid Reshetnikov: “Kthimi në Rusi”. Nuk është hera e parë që përfaqësues të klerit serb flasin me këtë gjuhë politike. Nuk dihet se sa peshë kanë fjalët e tyre, por fakt është se kleri po profilizohet përherë e më shumë si pjesa më konservatore e shoqërisë serbe.
http://www.b92.net/eng/news/region.php?yyyy=2014&mm=04&dd=29&nav_id=90152
s.z
Add new comment