1 maj, proteston verbalisht Partia Demokratike

Postuar në 01 Maj, 2014 09:31

“Kujtuam se paradat e 1 majit morën fund, por shihet se kanë rilindur me panairet e “punësimit”. Ky 1 maj e gjen Shqipërinë në ditën më të vështirë përsa i përket punësimit. Teksa zyrtarisht është rritur numri i të papunëve në vend, kur prej 8 muajsh qeveria udhëheq një fushatë largimesh të paligjshme nga administrata duke dëmtuar mbi 7 mijë familje, dhe ndërsa biznesi privat shkurton çdo ditë stafin për shkak të taksave të larta dhe rënies së ekonomisë, Edi Rama organizon panaire dhe flet e flet pa fund, me një retorikë që nuk hap asnjë vend të ri pune, që nuk krijon as edhe një shans për përmirësimin e jetës që qytetarëve”. Kjo është një pjesë nga deklarata e sotme për shtyp e Partisë Demokratike lexuar nga ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu.  Është ndoshta protesta e vetme që bëhet sot në Shqipëri me rastin e ditës së punëtorëve, ndaj edhe duhet pranuar rëndësia statistikore e saj. Përndryshe, si parti e djathtë, PD-ja është në një rol të panatyrshëm në këtë rast, ndonëse ka të drejtën e vet, që me dorë në zemër, të flasë për vendet e punës që krijoi në 8 vjet dhe që sot mendon se nuk ekzistojnë më.

http://pd.al/index.php/lajmet/495-pd-panairi-i-rames-nuk-e-mbulon-dot-1-...

s.z 

Comments

Submitted by billy (not verified) on

<p>Kjo e Majlindes, nuk ishte proteste. Ishte revolte, sipas porosive te Berishes. Protesta mbaroi, revolta mbaroi, u krye. Cfare do te beje PD tani?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.