Veliaj: Vizita e Ramës në Serbi, historike. Shtetet hyjnë në një faze të re, do diskutohet për Kosovën dhe Luginën e Preshevës

Postuar në 02 Maj, 2014 11:49

Një vizitë “historike”, për marrëdhëniet për të ardhmen e vendeve të Ballkanit. Kështu e ka cilësuar Erion Veliaj, Ministër i Mirëqënieës Sociale dhe Rinisë, vizitën zyrtare që pritet të zhvillojë Kryeministrit Rama në Beograd. Në një intervistë të dhënë për gazetën “Illyria”, Veliaj është shprehur se marrëndhëniet e shteteve të Ballkanit kanë hyrë në një fazet të re.

Ai nuk ka anashkaluar çështjen e Luginës së Preshevës, si  një çështje e cila do jetë pjesë e diskutimit me palën serbe në këtë vizitë që do të bëjë Kryeministri Rama. Ministri Veliaj është shprehur se me Luginën e Preshevës ka një bashkëpunim në aspektin ekonomik, ku ka filluar legjlacioni do të lejojë së shpejti heqjen e lejeve të punës për qytetarët e kësaj lugine në vendin tonë.

“Duhet të synojmë për të rritur investimet dhe për të mbështetur ata që duan të investojnë në Luginën e Preshevës. Nëse ekonomia çedon, atëherë çdo gjë tjetër janë serume që nuk mjaftojnë.Ndaj dhe gjykoj që edhe qeveria e ka parasysh që investimet e të ardhmes duhet të jenë ato që stimulojnë ekonominë në Luginën e Preshevës”, ka komentuar Veliaj.

I pyetur se çfarë mund të bëjë Shqipëria në rastet kur 29 dëshmorë të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit ende nuk kanë përfituar ndonjë status apo kur në janarin e dy viteve më parë u shmeb përmendorja e UÇPMB-së në qendër të Preshevës, Veliaj tha se “përsa i përket Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kjo është një gjë që e trajton fondi i tyre pensional, që e trajtojnë politikat e qeverisë së Kosovës”. 

Përsa i përket ndryshim të qëndrimit të Serbisë pas vizitës së Kryeministrit Rama, e cila është historike dhe gati 50 apo 60 vjet pa u kryer nga një kryeministër i Shqipërisë, Erion Veliaj shprehet se “unë gjykoj që ndryshimi i qëndrimit nuk varet më shumë nga vendimet politike, por edhe nga realiteti që kemi sot në Ballkan”.

http://illyriapress.com/veliaj-flet-per-viziten-e-rames-ne-s...

S.S

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.