Jonathan Moore: Situata politike në Shqipëri, shqetësuese. Çështjet korruptive dhe kriminale, ti kalohen drejtësisë, jo "gjyqit politik"

Postuar në 02 Maj, 2014 12:41

Jonathan Moore, zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit ka komentuar se korrupsioni dhe krimi në Shqipëri nuk do të luftohen kurrë përmes akuzave mes palëve politike, por duke kaluar çdo fakt e çështje përmes sistemit të drejtësisë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës Morrë ka folur sesi i shohin ata dhe si ndikojnë për vendin përplasjet politike mes opozitës dhe mazhorancës apo edhe përplasjet mes institucionit të presidentit dhe qeverisë.

“Ne jemi të shqetësuar. Jemi të ndërgjegjshëm për polarizimin e situatës në shoqëri, në politikë dhe në shtyp. Por ne kemi besim në aftësinë e popullit shqiptar për të dalluar faktet e vërteta nga ato që i servir politika ose shtypi. Ne duam të shohim përgjegjësi si nga ana e qeverisë, ashtu edhe nga ana e opozitës, të gjejnë fusha ku mund të bashkëpunojnë, në vend të periudhave me pasoja politike si ato kur një numër i madh njerëzish humbasin vendet e punës”, ka thënë Moore.

Përsa i takon përplasjes së Presidentit Nishani me Ministrinë e Mbrojtes apo edhe me institucione të tjera Moore shprehet se: “Për disa prej çështjeve që presidenti ka ngritur ai po përdor mekanizmat e duhur ligjorë, duke iu drejtuar gjykatës kushtetuese, siç ishte rasti i shkarkimit të zonjës Xhuka, kryetares së Inspektoratit të Kontrollit të Pasurive. Ky është një hap shumë praktik. Në shumë vende, jo vetëm në Shqipëri, ka situata të ngjashme mosmarrëveshjesh për autoritetin e qeverisë, të kreut të shtetit apo të parlamentit. Ky është moment i rëndësishëm si për presidentin edhe për kryeministrin dhe rezultatet e punës së tyre do të tregojnë se sa e suksesshme është demokracia shqiptare. Presidenti përfaqëson gjithë vendin, kryeministri ka përgjegjësi për të gjithë vendin, kjo duhet të jetë temë debati publik dhe në se ka mosmarrëveshje ato duhen zgjidhur në mënyrë ligjore dhe jo politike.”.

http://www.zeriamerikes.com/content/j-moore-shqet%C3%ABsime-p%C3%ABr-pol...

S.S

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Kush ka veshe te degjoje........</p>

Submitted by raimond vlonjati (not verified) on

<p>Keto daulle amerikane bijen per Edushken dhe ekipin e gazetareve qe i vene pas me Mero , Muc Nano etj qe jane perkrahes te ruges politike qe perdor Edi per qellimet e pushtetit te tij</p><p>Vendimet e gjykates zbatohen nuk bijen preh e indifernetizmit te pushtetit&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.