Gjashtë letrat e Xhulio Andreotit

Postuar në 03 Maj, 2014 19:45

“Nuk  kisha menduar kurrë të shkruaja diçka për t’u lexuar post mortem, por ngjarjet e këtyre javëve të fundit, që e kanë ekspozuar shumë sigurinë tonë, më shtyjnë që ta bëj një gjë të tillë”. Fjalia është shkëputur nga një prej letrave që ish-kryeministri i Italisë, Xhulio Andreoti i ka dërguar familjarëve të vet më 10 prill të vitit 1978, në ditën e 26-të nga rrëmbimi i Aldo Moros. “Avvenire” zbulon këtë fakt interesant për Andreotin, pra shkrimin e letrave, të cilat janë hapur pas vdekjes nga fëmijet e tij. Janë vetëm gjashtë letra, pra shumë pak, sepse siç shkruan në një tjetër letër Andreoti “kam komanduar pak si shumë në të gjallë”. Komenti mbi letrat na sugjeron një Andreoti krejt tjetër nga portreti i njeriut cinik dhe të padeshifrueshëm që ai e mbajti para kamerave tërë jetën. “Mijëra milje larg këtij stereoitipi”, shkruan “Avvenire”, një konstatim që mund të vihet re më mirë në letrën që ai u dërgon familjarëve para se të nisej për në Palermo, ku edhe do të akuzohej për bashkëpunim mafioz.

http://www.avvenire.it/Cultura/Pagine/lettere-inedite-giulio-andreotti-s...

s.z 

Comments

Submitted by dok. dagllas. m (not verified) on

<p>.........pa kuptim.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.