Kush do të jetë ambasadori i ri shqiptar në Uashington? “Panorama” shkruan se kandidatura do të jetë “gati tronditëse” për publikun

"Qeveria do të paraqesë shumë shpejt publikisht ambasadorin e ri shqiptar në Uashington". Kështu shkruan sot në “Panorama” Jorgji Qirjako, i cili i referohet burimeve diplomatike. Ambasadorit aktual në Uashington po i mbaron mandati dhe administrata e re ka shqyrtuar 2 kandidatura.
“Një burim nga administrata bëri me dije se çdonjëra prej dy kandidaturave që shumë shpejt do të zgjidhet, do të jetë gati tronditëse për publikun, qarqet diplomatike në vend, por do të zgjojë edhe admirimin e madh në Uashington, në Departamentin e Shtetit, në departamentet e tjera të qeverisë së SHBA-ve, madje edhe në Shtëpinë e Bardhë” thuhet në artikull.
Bazuar në ligjin e Shërbimit të Jashtëm të Shqipërisë dhe në përvojën më të mirë perëndimore,sipas autorit, qeveria caktoi kriteret për kandidatët konkurrues sipas dy varianteve. Varianti i parë: Kandidati për ambasador në Uashington vjen nga politika. Varianti i dytë: Qeveria vendosi të shqyrtojë dhe të ketë si kandidat potencial për ta dërguar në Uashington diplomatin më të mirë, më me përvojë dhe më të talentuar që ka. Dilema në të cilën gjendet tani qeveria për të marrë një vendim përfundimtar qëndron pikërisht te fakti se përballë kandidaturës, që vjen nga politika, në fakt, shumë i pranueshëm dhe i pakonkurrueshëm, qëndron një kandidat alternativ që vjen nga Shërbimi i Jashtëm. “Burime nga administrata thonë se kandidati i zgjedhur nga shërbimi do të kishte ngjallur zili edhe në vende me përvoja dhe histori të hershme të shërbimeve diplomatike, që nga koha e Rilindjes italiane, në të cilën lindi diplomacia moderne” vijon artikulli, që mbyllet me parashikimin se “për shkak të admirimit që çdonjëra prej kandidaturave do të ngjallë në Uashington, nuk është parë aspak e nevojshme që të ketë ndonjë shkëmbim paraprak me Uashingtonin”.
Për më shumë: http://www.panorama.com.al/2014/05/04/kush-do-te-jete-ambasadori-i-ri-i-shqiperise-ne-uashington/
Duhet theksuar se për postin e ambasadorit në SHBA prej javësh ka një kandidaturë zyrtare (Floreta Luli-Faber) që duhet të marrë pëlqimin nga kreu i shtetit.
k.k
Comments
Nga diplomacia...Besnik

Nga diplomacia...Besnik Mustafaj

Politika....Pandeli Majko

s'me vijne emra te tjere!

Po na habisni keshtu, me

Po na habisni keshtu,

me shume se sa na ka per te habitur vete vendimi, k.k!

Ka disa mundesi pa-goje-mbetje:

Ose Edi Rama kemben vendet me Bushatin, per ta rregulluar me Uashngtonin,

ose rikthehet...Abdi Baleta,

se ndryshe s'ka c'tjeter ndodh ndryshe: shoku enver do ta habiste kaq shume vendim-marrjen kesaj here!

Vetem kjo do ta harronte refuzimin e Sirianeve!

Tituj bombastike. I vetmi

Tituj bombastike. I vetmi amabasador qe ka rendesi ne maredheniet shqiptaro-amerikane eshte ambasadori amerikan ne Tirane. Urdherat per politiken shqiptare vijne nga ai.

Add new comment