Vendimet e Strasburgut pro ish pronarëve shqiptarë po falimentojnë qeverinë

Postuar në 06 Maj, 2014 07:10

Kanë rënë në sy vendimet e njëpasnjëshme të Gjykatës së Strasburgut në favor të qytetarëve shqiptarë për çështjet e pronave. Por shumat në rritje, janë të papërballueshme për arkën e qeverisë, ndaj shteti shqiptar rrezikon falimentimin, pohon zv.ministri i Drejtësisë Ilir Peçi. Gazeta Shqip thotë se vendimet e “kripura” me detyrimin për të kompensuar deri në 5 milionë euro familjet ish-pronare ka alarmuar qeverinë Rama. Gjatë mbrojtjes që i bëri nismës së qeverisë për ndryshimin e ligjit që parashikon shtyrjen e afatit të punës së AKKP-së edhe me një vit, Peçi tha se “jemi përballë një momenti shumë kritik, sidomos me Strasburgun. Siç e dimë, të gjithë në Strasburg na ka lënë afat deri më 17 qershor 2014 për të zbatuar vendimin e famshëm kundër Shqipërisë, i cili është vendim pilot dhe që ka lënë disa detyra për t’u zbatuar në atë vendim. Është hartuar dhe një plan veprimi shumë i qartë që do të publikohet brenda afateve ligjore, ku do të jetë e qartë se çfarë ka ndër mend të bëjë qeveria brenda një viti. Këtë plan veprimi ne e kemi paraqitur edhe në Strasburg, i cili është mirëpritur dhe atje, dhe na kanë inkurajuar për ta zbatuar këtë plan, edhe pse shkon përtej afatit që ka lënë Gjykata për ta zbatuar në qershor 2014, kjo do të thotë që na jep dhe neve një mundësi shumë të madhe që të shtyjmë dhe në Strasburg afatin”.

 

Lexoni më tej në linkun: http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/05/06/qeveria-jep-alarmin-nga-vendimet-e-strasburgut-rrezikojme-falimentimin/

 

a.k

Comments

Submitted by katarakti (not verified) on

<p>Tmerr. Pse nuk i paguajti Berisha keto gjoba?! Pse nuk ia ktheu antikomunisti i qametit pronat ish - te shpronesuarve?! Po kjo qeveria e re pse duhet te paguaje borxhet qe qeveria e meparshme ua kishte bizneseve vendase dhe tani edhe demshperblimet per pronat? Pse duhet te futet ne borxhe populli shqiptar per hir te nje qeverie ose nje tjetre?!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.