Egjipt, Al Sisi del në televizion si kandidat presidencial: Vëllazëria Muslimane është armike e vendit

Ish-shefi i ushtrisë në Egjipt, Abdel Fattah al-Sisi, tani kandidat për president, doli në intervistën e tij të parë për televizionin egjiptian. Dora e fortë që e riktheu vendin nën sundimin e ushtrisë pas “eksperimentit demokratik”, u zotua nëse fiton zgjedhjet, Vëllazëria Muslimane nuk do të ekzistojë. Al Sisi tha se ishin zbuluar dy komplote vrasjesh ndaj tij. Kandidatura kryesore per fitoren e zgjedhjeve, Al Sisi ishte shef i ushtrisë në kohën e rrëzimit të Mohamed Morsit, presidentit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike, dhe mori në dorë situatën pas trazirave të përgjakshme që rrëzuan Morsin. Ai e shpalli organizatë terroriste Vëllazërinë Myslimane që solli në pushtet Morsin. Një vendim dënimi me vdekje rëndon mbi rreth 600 anëtarë të Vëllazërisë, përfshirë kreun Mohamed Badi.
a.k
Add new comment