Praktikë e re për të thithur investimet. “VizionPlus” raporton se qeveria do të dalë garante për pronën

Postuar në 06 Maj, 2014 14:13

Qeveria shqiptare ka vendosur të ndërmarrë një hap jo pak të rëndësishëm për të thither investimet e huaja. Siç njofton “VizionPlus”, zv.kryeministri Niko Peleshi ka dhënë sot garanci për çështjen e pronave për ata biznesmenë që kanë ndërmend të investojnë në fushën e turizmit. “Numri dy i qeverisë Niko Peleshi, duke ftuar bizneset italiane të investojnë në bregdetin shqiptar, i garantoi ata për çështjet e pronësisë, pasi ky është një nga problemet që ka frenuar investimet, jo vetëm në turizëm, por edhe në sektorë të tjerë”, njofton “VP”. Nuk dihet sesi qeveria do të garantojë pronën në rastin e investimeve, kur vetëm sot gazeta “Shqip“ bënte me dije shqetësimin e kabinetit “Rama” për vendimet e Strasburgut pikërisht për çështjen e pronës. Një problem tjetër është edhe fakti se për investimet e mundshme në bregdet, problemi i pronës është edhe më specifik, pasi regjistrimi i nisur nga OSBE-ja disa vite më parë nuk pati sukses. Ose të paktën u kundërshtua nga shoqatat e përfaqësuesve të Bregut.

http://vizionplus.al/ftese-investitoreve-italiane-qeveria-garanton-pronat/

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.