Zgjedhjet europiane në Itali, fushatë edhe në gjuhën “shqipe”

“Shqiptari i Italisë” shkruan sot për një aspekt të zgjedhjeve për Parlamentin Europian në Itali. Konkretisht bëhet fjalë për qytetin e vogël të Troia-s, në Foggia ku procesi zgjedhor që zhvillohet më 25 maj, ka sjellë si ri edhe apelin elektoral ndaj imigrantëve. Sipas “SHI”, ideja i ka lindur kandidatit Giuseppe Beccia që ka thirrur në një takim imigrantët të cilëve ka tentuart t’u bëjë një ftesë në gjuhën e tyre. Rumanisht, shqip dhe rusisht, janë tri gjuhët që janë “privilegjuar” për këto zgjedhje europiane. Por problemi që konstaton “SHI” qëndron te teksti shqip, mbushur me gabime dhe aty këtu krejtësisht i paqartë. Thjesht pra një joshqipe. “Ide për t’u gëzuar. Po të mos lexosh lajmërimin në gjuhën shqipe. Plot gabime, madje i pakuptueshëm po të mos kesh para syve edhe atë në italisht”, konstaton me keqardhje “SHI”.
http://shqiptariiitalise.com/component/content/article/34-itali/5329-fus...
s.z
Add new comment