Debat për paratë e firmave. Zana Guxholli "zbulon" se ku ndodhen pronat e VEFA-s. Farudin Arapi akuzon se “që nga 2005-a procesi u sabotua”

Postuar në 07 Maj, 2014 17:30

Sot në mbrëmje gazetarja Aurora Sulçe ka patur të ftuar në emisionin “Të bësh ekonomi” ish-administratorin e Kompanive Huamarrëse në Administrim, Farudin Arapi, adminitratorin aktual Zini Tollozhina dhe Zana Guxhollin, ish-këshilltare e Kryeministrit Berisha për Ekonominë. Tollozhina ka dhënë disa shifra për shlyerjen e kreditorëve, gjendjen e kompanive rentiere e të tjera si këto që janë histori. Me rëndësi është debati që u zhvillua në studio mes Guxhollit dhe  Arapit, me akuza dhe kundërakuza, gjithçka në stilin e njohur të politikës të shantazhit. Guxholli deklaroi se “rastësisht kam pasur dosjen e tërë fateve të pasurisë së VEFA-s”. Sipas saj, këto pasuri ndodheshin në Hungari dhe më e bukura: “Ato pasuri kalonin nga një dorë te tjetra. Njëherë i merrte një burrë, njëherë një grua”. Si goxha informacion duket ky i Guxhollit, e cila ka patur në dorë gjithësesi që të bënte diçka. Arapi ka dalë me një tezë tjetër që pak a shumë është: Paratë janë dhënë, por që nga 2005-a nisi sabotimi. Dyshja Arapi-Guxholli kaloi edhe në detaje që mund të kenë vlerë për t’u ksehasur para televizorit si p.sh kur Guxholli akuzonte se Arapi kishte shëtitur botën me paratë e shqiptarëve, e kur ky tjetri ia kthente se kjo ishte shpifje. Sa për paratë, versioni zyrtar mbetet nevoja për të negociuar me shtetet ku mendohet se është bërë transferta, çka në terma praktikë do të thotë mbyllje edhe me letra e kësaj çështjeje.

http://www.balkanweb.com/kryesore/1/fajdet-tollozhina-kemi-1-2-mld-leke-...

s.z 

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Keta kane edhe nje te keqe te madhe mor burre, mire qe t&#39;i shkaktojne plaget, po nuk t&#39;i lene as te mbyllen, i gervishtin vazhdimisht dhe u hedhin edhe nga pak kripe, keshtu si per lezet......</p>

Submitted by Ben (not verified) on

<p>Ky Arapi,ka pas punuar pandershmerisht atehere.</p><p>Por edhe keta te tjeret mos te abuzojne,sepse ishin pjestare.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.