Integrimi, ministrja Gjosha: “Proces që nuk ka kthim pas”. Statusi ende pa një “Po” definitive

Postuar në 08 Maj, 2014 11:44

Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha është shprehur optimiste për ecurinë e procesit të Integrimit Europian, që sipas saj “nuk ka më kthim pas”. “Është një përpjekje që nuk nisi dje, as nuk do të përfundojë nesër. Megjithatë më lejoni të theksoj, se ajo çka është  bërë deri tani, progresi i vlerësuar nga partnerët tanë evropianë është tregues i qartë se  po ecim në një rrugë të shtruar mirë, ku nuk ka më kthim pas”, tha ministrja në fjalën e mbajtur në konferencën “Krijimi i Evropës së re”,  organizuar nën kujdesin e Federalistëve të Rinj Europianë. Ajo nuk ka folur për vendimin e pritshëm të qershorit, por ka nënvizuar realizmin e dokumenteve që lidhen me procesin e integrimit. Lidhur me qershorin, duket se lobimi vazhdon ende, por pa përcaktuar dot një “Po” të qartë.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.