Takimi i Selanikut, BE-ja mbështet me 11 miliardë euro projektet në Ballkanin Perëndimor

Postuar në 08 Maj, 2014 14:07

Konferenca ministrore “BE-Ballkani Perëndimor”, zhvilluar sot në Selanik ka mbledhur bashkë minisrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor. Takimi është organizuar nga presidenca greke e Këshillit të BE-së dhe vjen 11 vjet pas Samitit të Selanikut të vitit 2003 që i hapi rrugë procesit  të zgjerimit. Përveç nënvizimit të arritjeve të deritanishme, është vënë theksi edhe te ndikimi i integrimit në jetën e banorëve. Dhe duket se është fjala për projekte knkrete dhe financime. “Tanjug” citon ministrin e Jashtëm Ivica Daçiç të jetë shpehur se takimi ka përcaktuar një axhendë konkrete dhe në këtë drejtim. Sipas tij “BE-ja do ë japë 1 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor përmes Instrumentit të Ndihmës të Para-anëtarësimit brenda viti 2020 dhe 10 miliardë euro të tjera do të investohen në projektet rajonale më vete”. Ndërkohë ministrja e Jashtme e Italisë, Federica Mogherini ka deklaruar se “përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor do të jetë një prioritet kyç i presidencës italiane”.

http://www.tanjug.rs/news/128108/eu-support-for-euro-integration-of-enti...

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.