Rama: Shqipëria ka nevojë për Evropën, por dhe Evropa ka nevojë për Shqipërinë

Në “Ditën e Evropës”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u shpreh se, Evropa është projekti i kurajës dhe kurajo është ajo që i duhet sot më shumë se çdo gjë tjetër Evropës së bashkuar. Duke folur në aktivitetin e organizuar nga Ministria e Integrimit, “Të sigurtë drejt Evropës”, për Ditën e Evropës në sheshin “Vëllezërit Frashëri”, kryeministri tha se, “kam shume kënaqësi që të kem privilegjin që të flas për Evropën, jo me veteranët e luftës, por me gjeneratën tjetër”.
“Një ditë do të vijë dhe fushat e betejës do të kthehen në fusha tregtare. Një ditë do të vijë dhe mendjet do të kthehen në hapësira idesh. Një ditë do të vijë dhe ne do të shohim dy bashkësi të mëdha që do të shtrëngojnë duart, SHBA-të dhe Shtetet e Bashkuara të Europës. Për ta sjellë atë ditë nuk duhet të jetojmë 400 vjet, pasi ne jetojmë në një botë që ecën shumë shpejt”, tha Rama duke cituar fjalët e shkrimtarit Viktor Hygo.
“Besojmë se Shqipëria ka nevojë për Evropën, por dhe Evropa ka nevojë për Shqipërinë. Ne besojmë se Ballkani ka nevojë për Evropën por dhe Evropa ka nevojë për Ballkanin. Ajo që ndodhi me Francën dhe Gjermaninë dhe që mendohej si e pamundur të ndodhte në Ballkan ka ndodhur. Ka ndodhur për të njëjtën arsye që ndodhi mes Francës dhe Gjermanisë. Nevoja për Evropën që u bë shtysa që të kapërcehen lumenjtë e gjakut në Ballkan. Nevoja për Evropën i bëri të gjithë në Ballkan që të shohin drejt së ardhmes”, përfundoi Rama.
S.S
Comments
45 vjet rresht "aspirata"

45 vjet rresht "aspirata" jone ishte te ndertonim socializmin. 23 vjet te tjera "aspirata jone eshte "integrimi Europian"

Kush i beson keto budallalleqe ?

Si cdo popull tjeter kudo ne bote, jo vetem ne Europe, aspirata jone eshte te jetojme te lire e te begate. Te gjithe dime edhe plot popuj te tjere qe nuk jane ne BE dhe jetojne shume mire. Edhe ne kontinentin Europian kjo, e le me pastaj ne kontinente te tjere.

Ju lutem, mjaft me keto klithma e slogane patetike.

Perse feste per Europen me

Perse feste per Europen me ngjyrat e Ukraines?!? Mire e kalterta, po e verdha c'do aty???

Add new comment