Dorëheqje në grup nga kryesia e komunitetit mysliman, por në faqen web të këtij komuniteti nuk thuhet asgjë

Postuar në 09 Maj, 2014 05:56

Katër anëtarë të kryesisë së komunitetit mysliman, dy prej të cilëve nënkryetarë, kanë dhënë dorëheqjen në të njëjtën kohë, në mënyrë krejt të papritur. Ata janë nënkryetari Gazmend Aga, Drejtori i Marrëdhënieve me publikun Agron Hoxha, Drejtori i Arsimit Altin Shima dhe një nga katër nënkryetarët e rinj të zgjedhur para 5 muajsh, emri i të cilit nuk u bë kurrë publik.

Në faqen zyrtare të komunitetit mysliman nuk thuhet asgjë mbi këtë dorëheqje në grup, por lajmi merret vesh nga një shkrim në gazetën online me vokacion islam e-zani.com, të cilët nuk dinë ta shpjegojnë vetë ngjarjen. Për ta, dorëheqja është misterioze, dhe e vetmja mënyrë, megjithatë, për të kuptuar ndonjë gjë në këtë histori është të lexosh mes rreshtave të këtij shkrimi. Mund ta lexoni në linkun: http://www.e-zani.com/2014/05/08/doreheqje-misterioze-ne-kmsh/

Re.Pu.

Comments

Submitted by Altin (not verified) on

<p>Nuk e kuptoj se cfare e lidh faqen respublica me nje faqe dallaverexhijshe xhamishe sikur keta te ezanit dhe cdo shpifje e sharje qe ata hedhin ne internet keta i bejne kaq shume jehone? kjo eshte nje gje e turpshme dhe sulm ndaj komunitetit musliman ne Shqiperi. A do bente faqja respublica hapje dallaveresh edhe per kishen katolike e protestante, sic ben me keta rrugacet e ezanit?</p>

Submitted by Beni (not verified) on

<p>Ta them une lidhjen. Duke shfrytezuar miresine dhe besimin e Mucit nje nga krimbat e E-zanit, soji i Mertirit me shoke kane depertuar ne kete faqe dhe hedhin here pas here lajmet e tyre te qelbura ketu.&nbsp;<br />&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.