Gjykata e Romës mbyll çështjen “Otranto”, asnjë fajtor për “Katerin e Radës”, reagojnë familjarët

Postuar në 09 Maj, 2014 11:58

Gjykata italiane mbyll çështjen “Otranto”. Në Romë është marrë vendimi final për çështjen e tragjedisë së Otrantos, ku humbën jetën 81 shtetas shqiptarë. Kjo çështje ka shumë vite që endet në gjykatat e Romës, por Gjykata e Shkallës së Tretë  ka mbyllur çështje pa asnjë fajtor, pa asnjë të dënuar.

Gjykata nuk ka dhënë asnjë dënim për dy kapitenët e anijes, Fabrizio Laudadio, kapiten i anijes ushtarake italiane “Sibila” dhe Namik Xhaferri, kapiten i “Kateri i Radës”, ku kjo e fundit u mbyt më 28 mars, të vitit 1997. Ky vendim është kundërshtuar  menjëherë nga familjarët e viktimave, të cilët për shumë vite kërkojnë të dënohen autorët e ngjarjes që tronditi të dy shtet dhe është një ngjarje që nuk do të harrohet kurrë nga shqiptarët. Anija “Kateri i Radës” u fundos në fund të detit dhe me vete mori edhe gjithë të vërtetën sesi ndodhi tragjedia. “Vendimi ishte i padrejtë”,- kështu janë shprehur familjarët e personave që humbën jetën në bordin e anijes.

Tragjedia ndodhi në 28 mars 1997, kur anija me rreth 115 persona në bord u nis drejt bregdetit Italian për një jetë më të mirë, por gjithçka për ta do të përfundonte me mbytjen në kanalin e Otrantos.  Nga tragjedia u gjetën trupat e 57 personave të cilat u nxorrën nga deti së bashku me anije, por asgjë nuk dihet për 24 persona të tjerëë, të cilët nuk u gjëtën kurrë.

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.