Teuta Rugova i bashkohet LDK-së, mbron vëllain nga akuzat

Postuar në 11 Maj, 2014 06:21

Teuta Rugova, e bija e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova i është bashkuar sot zyrtarisht Lidhjes Demokratike të Kosovës. Gazeta “Express” raporton se ajo mori besimin e të gjithë degës së tretë të LDK-së, për të përfaqësuar të rinjtë, e në veçanti femrat e Kosovës. Kreu i LDK-së, Isa Mustafa tha se angazhimi i Teutës në LDK ka shumë rëndësi për këtë parti pasi, siç tha ai, ajo do të prezantojë në mënyrën më të përkushtuar gjeneratën e të rinjve.

Nga ana e saj, Teuta Rugova tha se është më se e nevojshme për rininë e Kosovës që të kenë një përfaqësues të denjë në Kuvendin e Kosovës. E pyetur për vëllain, Ukë Rugovën, ajo tha se rasti i tij është një keqkuptim dhe se ka besim të plotë se shumë shpejt ai do të marrë pafajësinë për akuzat e ngritura. 

http://www.gazetaexpress.com/lajme/nga-ldkja-teuta-rugova-mbron-uken-nga-akuzat-12982/

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.