Qeveria përgatit ligjin e ri për varrimin me kremim, ja në ç’kushte do të kryhet

Projektligji i ri “Për shërbimin publik të varrimit”, përgatitur së fundmi nga qeveria, parashikon ndryshime të rëndësishme për ritet e ceremonive mortore, njofton Panorama. Risia më e madhe ka të bëjë me llojet dhe mënyrat e varrimit: Varrimi mund të kryhet me varrim nëntokësor, mbitokësor ose me kremim, me ritual fetar ose laik. Për herë të parë në vend do të lejohet edhe varrimi me kremim, thënë ndryshe me djegie. Në projektligj janë përcaktuar kushtet e veçanta për varrimin me kremim, i cili nuk do të lejohet nëse familjarët nuk janë dakord. “Kufomat lejohen të varrosen me kremim vetëm nëse: është lëshuar leja e varrimit nga Zyra e Gjendjes Civile e njësisë vendore përkatëse; njihet identiteti i personit të vdekur; dokumenti që vërteton vdekjen konfirmon se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrore dhe se shkaku i vdekjes është konstatuar jashtë çdolloj dyshimi”.
a.k
Comments
Me ne fund po arrihet dicka
<p>Me ne fund po arrihet dicka qe duhej bere kohe me pare. Nje ligj qe mungonte.</p>
Add new comment