Arvizu nga Elbasani: Dosja “Divjaka”, duhen hetime të plota

Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, ka qenë në ceremoninë zyrtare të betimit të 41 vullnetarëve të Korpusit Amerikan të Paqes, në Elbasan. Pas ceremonisë ai u shpreh edhe lidhur me çështjen e “avionit të Divjakës”. Arvizu theksoi se duhen pritur hetimet para se të jepen konkluzione lidhur me avionin e kapur dy ditë më parë. “Ka shumë më tepër gjëra që nuk dimë. Dhe mendoj se duhet të presim të shikojmë se çfarë do të nxjerrin hetimet. Qartazi ka shumë pikëpyetje dhe jam i interesuar të mësoj më shumë por mendoj se është e rëndësishme që hetimet të jenë të plota dhe t’i përgjigjen shumë pyetjeve”, u shpreh Arvizu. Lidhur me akuzat e opozitës, diplomati amerikan tha se “të gjithë kanë një mendim, por kemi nevojë për shumë fakte”.
a.k
Add new comment