20-24 mijë euro për të shkuar në SHBA, zbërthehet skema e trafikut, 15 arrestime

Postuar në 12 Maj, 2014 12:16

Një skemë e sofistikuar për trafikimin njerëzor drejt SHBA-së, ka zbërthyer sot Prokuroria e Krimeve të Rënda. Sinjalizimi për këtë trafik është bërë nga FBI-ja, që ka vënë në lëvizje Prokurorinë Shqiptare  e cila ka arrestuar 15 persona, ndërmjet tyre disa biznesmenë shqiptarë. Skema dërgonte shqiptarë si emigrantë ilegalë në Shtetet e Bashkuara kundrejt pagesës që burime të ndryshme e variojnë nga 20-24 mijë euro për person. Itineraret e trafikut ishin Tiranë - Maqedoni; nga Maqedonia në Bullgari, ku pajiseshin me dokumenta bullgare të rreme dhe më pas, dërgoheshin në Meksikë; nga Meksika, ata hynin në territorin e SHBA. Prokuroria  ka bërë të ditur se ky grup kriminal ishte mjaft i strukturuar dhe konspirativ. Nëntë prej anëtarëve të tij ishin nga Tirana, pesë nga Shkodra, një nga Elbasani dhe një tjetër, shtesa bullgar në kërkim. Ata kishin kohë që operonin në këtë linjë trafiku dhe deri më sot kanë nisur deri në 50 vetë.

a.k

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Po per trafikun ne UK neper BE duke i pajisur shqiptaret me pasaporta Bullgare dhe Rumune keni degjuar. Hetoni dhe per kete piste se do gjeni xhevahire.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.