Fatos Klosi: Si shkresa e SHISH, edhe episodi i avionit është i sajuar për të dëmtuar qeverinë!

Duke u prononcuar për News 24, ish kreu i SHISH Fatos Klosi shprehu idenë e vet se zbulimi i avionit në Divjakë nuk ishte rastësi. Madje, sipas tij shkresa e dalë nga SHISH ishte e porositur për të krijuar situatën aktuale. Ja ç’thotë Klosi:
“Kjo është sajuar të vijë një avion që të ngeci aty, t’i prishet një rrotë në mënyrë që të demonstrojë që shiko ja ku doli e vërteta. Është absurde të mendosh që njerëz që merren me drogën, të cilët janë shumë të zotë se derisa sa merren me drogën i kanë shpëtuar policive të të gjithë botës. S’duhet ti mendojmë ata që janë kriminelë të thjeshtë. Janë njerëz me goxha eksperiencë dhe shumë të guximshëm. Dhe të thuash që ai erdhi këto ditë pas kësaj gjullurdie të madhe, që të gjithë veshët janë të hapur dhe të gjithë sytë janë drejtuar tek qielli , qoftë të NATO-s, qoftë të ushtrisë sonë , qoftë të autoritetit civil të aviacionit do ishte një budallallëk nga ana e atyre që merren me drogë. Dhe ata budallallëqe të tilla nuk bëjnë. Ky është një argument shumë i fortë për mua që ajo nuk është rastësi. Ata erdhën në këtë situatë mbasi dështoi ideja, për mua dështoi ideja që shiko se këtu po bëhet kështu apo ashtu, sollën gjoja një provë. Kjo provë për mua është e porositur. Është rast i izoluar dhe i sajuar. Në mënyrë që të kenë ata që e kanë sajuar argumente që shiko e gjitha ajo që kemi thënë është e vërtetë. Mjafton të sakrifikohen një avion që nuk e di sa kushton po aq i vjetër sa ishte ai la rrotën aty. Jam i sigurt që edhe rrota është hequr mbasi është ulur sa për të treguar që shiko ishte një aksident. Që edhe mos vritej njeri se piloti sigurisht nuk do të pranonte të bënte një aksion të tillë me vrasje. Thashë s’kam asnjë informacion. Nuk jam unë prokuror, nuk i kam pyetur unë ata njerëz por nga eksperienca që kam dhe duke i njohur këta njerëz them se këto janë të porositura”.
Lexoni më shumë në: http://www.balkanweb.com/kryesore/1/avioni-ne-divjake-ish-kreu-i-shish-porosi-kunder-qeverise-zbulimi-nuk-ishte-rastesi-188784.html
a.k
Comments
Eshte hequr rrota por

Eshte hequr rrota por ekspertet e policise thane qe eshte thyer deri ketu ka arrit Sala. Italiani ishte cuni i ri dhe ja vlente te bente miliona leke per te hyre ne burgjet Shqiptare, thjesht maskohet si plak. Shume i thelle qenke ...
Sa leke te ka dhene Rama ti thuash trurit ik pirdhu se ja ta analizojme e ta zeme se nuk u publikua video ne momentin e uljes me nxitimin qe kishte piloti:
1 Rrota e thyer dallon nga rrota e hequr.
2 Edhe sikur te jete thyer qellimisht pas uljes duhet goditur nga perpara avionit dhe jo te terhiqej nga ndonje makine me kavo.
2 Per ta thyer ne ate menyre duhet goditur fort dhe kerkon pak zahmet dhe kohe. Nderkohe qe Policia SHEMBULLORE nuk ja ka lene kete kohe.
Po i analizojme sikur nuk e pame videon dakord?
Palo burre je dhe profesor Fizike pale

Ore Fatos, po ti me verte i

Ore Fatos, po ti me verte i paske thene trurit ik e pirdhu sic thote Danoçi ketu lart. Mor burre, po meqe keta trafikantet jane kaq te zot e te mençur, atehere nuk duhet te kapesh kurre asnjeri prej tyre, pra si i behet qe burgjet jane plot me lloj lloj palaçosh? Ti si kryeshiks duhet te kesh qene shume i suksesshem me idene qe meqense te gjithe kriminelet jane shume te mençur, ne u hame m.u.t.i.n pra le t'ia fusim gjumit ketu ne zyre se c'ka per t'u bere do te behet si me ne te SHIKut si pa ne te SHIKut. Dhe pastaj kur thua, ne baze te eksperiencese sime keshtu e ne baze te eksperiences time ashtu, na tregon qe me demek ju te SHIKut me keto pune merreshit si te sajonit lojra per t'ia futur njerit e tjetrit.

Degjo, rriji bythes siper e mjaft u bere gazi i botes me keto idiotlleqe qe per Zone e vertete nuk i hane as ata qe ke ngelur ne klase kur ishe mender profesor fizike, ose pse nuk shkon te merresh pak me shume me ate Agjencine Berthamore, se sikur te kane vene krietar, apo jo, se ke qene edhe kompetent i madh ne Fizike Berthamore ti, apo jo?

Nje i cmendur hedh gurin ne

Nje i cmendur hedh gurin ne lum dhe e gjithe qeveria shqiptare shkon pas gurit.O palo socialista kur ta hidhni te cmendurin Berisha ne lume do te shihni qe nuk do te hedhe me kush gure.

Nga krietar i sherbimeve

Nga krietar i sherbimeve inteligjente qenke kthyer ne krietar te sherbimeve idioteske o Klos.

p.s. kesaj radhe harrove te thoje qe problemi kryesor i kesaj situate eshte Janullatos.

E thashe dhe te temat e

E thashe dhe te temat e tjera, cunat e Rames duhet te punojne me forte se po deshtojne te pika e tyre me e mire, PR-i.

E bukra eshte qe mbreme ne darke ne televizion e nxorren dhe Tos Klosin kokrren e rrenacakut sepse deputete e analiste te majte pranuan qe informacione paska patur me kohe per aviona ne cepa te Shqiperise, po qe keta donin te mbronin imazhin e vendit. Pra ky udhetim mer Tos Rrenacaku nuk eshte fare rast i izoluar.

Ca ti besh qe u prish rrota dhe nuk e la te ikte, se do flisnim perseri per mushkonja.

Add new comment