Edi Rama: Lojrat e skenarët e Berishës me avionë, kundër interesit kombëtar

Postuar në 13 Maj, 2014 12:26

Një film të servirur, një shfaqje politike që po luhet prej tre ditësh, e quajti kryeministri Edi Rama në daljen e tij para mediave pasdite, historinë e avionit të bllokuar në Divjakë.

"Një avion i ulur çuditërisht në rërë nga një profesionist italian, në ditën me diell, pasi fluturon aq sa për t'u pikasur nga njerëz, për t'u fotografuar e filmuar; një maknë e rastisur pikërisht aty plot me drogë. Piloti, një italian që s'kishte kaluar kurrë në atë rrugë, i ndodhur në pyllin e Divjakës. Me një parti në opozitë, që me të dalë titrat në televizione, lëshohet me kuç e me maç kundër meje, kundër Ministrit të Brendshëm, kundër Policisë, kundër interesit kombëtar; pa asnjë skrupull, pa asnjë sens mase, pa asnjë respekt për kohën që i duhet të vërtetës të dalë në shesh.  Lëshohet një për të gjithë e të gjithë për një, e tërë lukunia e pushtetit që rrënoi vendin 8 vite më parë, që e la vendin në një situatë të rënduar, me korrupsion e krim që e mbyti vendin. Atyre ua kam thënë vazhdimisht në Parlament se duan të përfitojnë nga hallet e panumërta që njerëzit e këtij vendi kanë plot”, tha Rama. Ai deklaroi se vendi ka nisur të japë shenjat e para të daljes nga bataku ku e zhyti qeveria Berisha, dhe për këtë opozita po bën të pamundurën për të mos e lënë vendin të marrë frymë.

“Ne nuk mund të merrnim seriozisht çmendurinë se në Divjakë e Gjadër paska linjë të përnatshme. Dyshimet e paprovuara,  siç dolën ilegalisht, në një periudhë që përfshin kohën e qeverisë sonë nga strukturat inteligjente datojnë shumë para qeverisjes sonë. Përderisa ngreënë akuza ku ne nuk na shkon as mendja, do të thotë se diçka dinë. Do t’ju gënjeja nëse do ju thoja sot se ne i kemi këputur të gjitha fijet e korrupsionin në polici e ushtri, lufta kudër trafikut të drogës është në fazën e tij të parë. Lazarati as nuk u mboll me drogë në vjeshtën tonë në qeveri, as nuk u mbrojt nga qeveria jonë. Droga që u kap është mbjellë rehat në qeverisjen e kaluar. Reagimi i shtetit ka ardhur dhe do vijë vetëm duke u forcuar, e rrethi duke u bërë më mbytës për trafikantët e çdo lloji”, tha Rama, duke vlerësuar punën e ministrit Tahiri.

 

a.k

Comments

Submitted by Alpinisti (not verified) on

<p>Karvani le të lehi, e qentë le të shkojnë përpara! Apo si ia thoshin asaj fjalës së urtë të Partisë?!</p>

Submitted by Albi (not verified) on

<p>Muc Nano/Respublica,&nbsp;</p><p>te lutem mund te me thoni kush ishte argumenti permbledhes i ketij fjalimi? Fajin e ka Saliu?</p>

Submitted by AnonTr (not verified) on

<p>Argumenti permbledhes:Nuk ma mban ta fus Saliun dhe bastardet e tij ne burg ,megjithese ne fakt meritojne plumbin kokes.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.