Ekuacioni elektoral i Kosovës; kooptime nga shoqëria civile, ambicie për ndryshim dhe deklarim për aleanca “të panatyrshme”

Afrimi i zgjedhjeve parlamentare në Kosovë po nxit zhvillime intensive politike. Kështu sot njoftohet se ibotuesja e “Kosova Sot”, Margarita Kadriu i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës. Ndërkohë që kreu i opozitës, Isa Mustafa, ka deklaruar se nëse Lidhja Demokratike e Kosovës do të fitojë, ajo do të përfshijë në qeverisje edhe partitë që përfaqësojnë pakicat. Një pikënisje për hartimin e strategjive elektorale është edhe rezultati i zgjedhjeve lokale. Me këtë rast, një nga drejtuesit e “Vetëvendosjes”, Glauk Konjufca, ka deklaruar se kjo parti do të dalë e para në zgjedhjet që vijnë, parashikim ky shumë optimist. Gjithsesi, ajo që mund ë vihet re është se skena politike dhe elektorati në Kosovë janë shumë të fragmentarizuar, çka flet për uljen e besimit te politika dhe te instalimi i rrymave lokale në peizazhin politik Kosovar. Po kështu nuk mund të mos bjerë në sy një ngjashmëri me taktikat paraelektorale që përdorin partitë kryesore në Shqipëri.
s.z
Add new comment