Eksperti suedez për ndarjen territoriale: “Për Tiranën një model do të ishte edhe Stokholmi”

Lars Erik Erikson, eksperti suedez i kontaktuar nga qeveria për çështjen e ndarjes territoriale-administrative ka dhënë një intervistë për gazetën “Shqip”. Ai është pyetur për temën në fjalë duke u përqendruar në dy çështje: një model i mundshëm për Tiranën si kryeqytet dhe për minoritetet. Për Tiranën, Erikson shikon si opsion edhe modelin e Stokholmit, që i transplantuar në Tiranë mundet edhe të sjellë shkrirjen e njësive vendore që e rrethojnë atë me kryeqytetin. Lidhur me minoritette edhe eksperti suedez ka deklaruar se nuk ka një model përfundimtar: ato ose mund te jënë zona më vete, ose brenda një zone të madhe, por duke siguruar të drejtat e tyre dhe parakushtet për ruajtjen e identitetit.
s.z
Add new comment