Në protestën e opozitës edhe kreu i komunës Lazarat. Aliko në “Ora-News”: “Kultivimi i drogës, dukuri që nuk lidhet me direktiva të partive”

Postuar në 15 Maj, 2014 06:01

Ndërkohë që opozita po zhvillon protestën e vet para Parlamentit në emër të përballjes me trafikun e drogës, televizioni “Ora-Neës” ka kontaktuar me telefon kreun e komunës së Lazaratit, Dashnor Aliko. I pyetur nga moderatori për pjesëmarrjen në protestën e PD-së, Aliko ka deklaruar ndër të tjera se: “Unë jam pjesë e protestës sepse jamë në strukturat e PD-së”. I pyetur më tej, se Lazarati akuzohet dhe shigjetohet nga mazhoranca për kultivimin e kanabis sativës, duke aluduar për lidhje me lidershipin e PD-së, Aliko ka deklaruara se: “Unë nuk mendoj se kultivimi i drogës bëhet nga direktivat e njërës apo tjetrës parti. Përndryshe, meqenëse droga që u kap ishte marrë në Fushë-Krujë,  mund të akuzojmë se ajo është kultivuar me urdhërin e këtij zotërisë?”.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.