"Skemë mashtrimi", dënohet kreu i komunës Gurrë

Postuar në 16 Maj, 2014 02:32

Gjykata e Matit ka dënuar dje me 7 vite burg katër zyrtarë të komunës Gurrë të Matit. Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, trupa gjyqësore dënoi

Me 2 vjet u dënua kryetari i Komunës dhe me nga 2 vjet burg edhe ish-nëndrejtori i Spitalit të Burrelit dhe ish-shefin e Financës në Drejtorinë e Shëndetësisë Mat, si dhe me 1 vit burg ish-shefi i Financës së komunës Lis të Matit.

Kreu i Komunës Gurrë në Mat, Mustafa Celami, është gjetur fajtor për akuzën “Shpërdorim detyre”. Kjo pasi ai dhe disa kryetarë të tjerë komunash kanë kryer prokurime fiktive duke shpallur në çdo rast të njëjtin subjekt fitues.

Për katër persona të tjerë të përfshirë në këtë proces, dy kryetarë komune dhe dy shefa finance, Gjykata shtyu seancën gjyqësore, për t’i dhënë kohë palës mbrojtëse të paraqesë konkluzionet e saj. Edhe për këta katër shtetas, Prokuroria e Matit ka kërkuar shpalljen fajtorë dhe dënimin e tyre për të njëjtat akuza.

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.