Blushi: KMSH është i iluminuar, radikale janë qarqet e arabizuara

Ben Blushi në fjalimin e mbajtur në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër gjatë prezantimit të librit të tij “Hëna e Shqipërisë”, ka folur për radikalizimin e një pjesë të besimtarëve myslimanë.
Blushi thotë se nuk duhet të ketë gjykim në kolektiv lidhur me radikalizimin e myslimanëve, pasi ai e ka për qarqe të veçanta.
Fjala e Blushit:
Unë dhe ju dhe të gjithë që jemi këtu, duhet te zhvishemi nga gjykimi për atë njeri , që uli një avion pa leje dhe të presupozuar që po bënte transport te paligjshëm narkotikësh? Jo. Nuk e di se si do thotë Gjykata për atë, me shumë gjasë do e dënojë, por kjo nuk më pengon mua dhe gjithsekush që te mendojë se ai po kryen një aktivitet të paligjshëm në territorin e Shqipërisë. E njëjta gjë është dhe për këta. Pra unë dua të them që ne gjykojmë jo ne kolektiv, duhet te gjykojmë për raste te veçanta.
Është e padrejtë që i gjithë Komuniteti Mysliman Shqiptarë të klasifikohet si radikal. Është e kundërta. Unë besoj se Komuniteti Mysliman Shqiptarë është nga Komunitetet me të iluminuar. Sidomos në zonën e Ballkanit. Ndërsa islami shqiptar ka qenë shumë i moderuar.
Eksporti që është bërë 20 vitet e fundit, për shkak se Shqipëria u hap, nevoja për të arabizuar, se është arabizuar, në rast se e ka radikalizuar.
Unë kështu mendoj , po kjo nuk do të thotë se unë kam të drejtë,
po nuk do të thotë që të paragjykohem. Nuk kam arsye që të paragjykohem, por në qoftë se shoh se Islami i vendit tim të arabizohet, apo Ortodoksizmi i Shqipërisë greqizohet apo serbizohet, njësoj nuk jam dakord. Absolutisht nuk jam dakord. Në qoftë se dikush arabizohet dhe dikush greqizohet. Ne kemi traditën tonë fetare,ka qenë shumë e ekuilibruar, edhe kjo na ka mbajtur gjallë, në shekujt e fundit, sidomos në 4-5 shekujt e fundit. Vazhdon të na mbajë në ekuilibër.
Edhe këtu në Shkodër, unë jam njeri që jam produkt i një familje të kryqëzuar, dhe jam vetë njeri i kryqëzuar. Po fëmijët e mi çfarë janë? Jua lë atyre të zgjedhin. Po as nuk i greqizoj për shkak të fesë, as pranoj të arabizohen për shkak të këtij eksporti fetar me para. Me para! Sepse arabizimi i Islamit Shqiptarë për aq sa ai mund te ketë ndodhur , është bërë me para dhe jo për arsye te tjera. Jemi aq shumë larg Arabisë Saudite , apo Iranit apo ku di unë se kujt, për të lejuar të arabizojmë traditën tonë fetare dhe kulturore në një kuptim.
Këtë se pranoj. Unë kam një parashikim pesimist, për që dekadat që vijnë dhe nga ana tjetër jam pjesë e një partie qe fitoj zgjedhjet para një viti. Unë besoj se ka një kundërthenie këtu. Sado që unë e kam shumë kollaj të mbrohem duke thënë që unë nuk jam grup njerëzish , unë jam njeri. Unë kam mendimet e mia, pavarësisht se jam pjesë e një grupi. Por kam përshtypjen se koha po më jep të drejtë.
Sepse , kjo shkallë pesimizmi që mund të këtë qenë para zgjedhjeve, nuk është se është bërë. Që do te thotë fitoret elektorale krijojnë inerci afatshkurtër. Për sa kohë që nuk japin produkt, dhe nuk kthejnë në materie ato që kanë premtuar, nuk ndikojnë për t’i kthyer optimizmin shoqërisë.
Për ta kthyer nga një pesimizëm kronik, në një optimizëm ciklik. Unë them, që sado që sistemit tonë politik, ekonomik , shoqëror, arsimor, legal, legjislativ, t’i bëhen retushime apo ndryshime të mira apo te dukshme, Pavarësisht nga kjo, është e vështirë se duke parë kurbën tonë të arsimimit, të ekonomisë, të ndërthurjes së politikës me interesat ekonomik, që ne të kemi një ndryshim radikal, për një dekadë apo për dy dekada. Unë them që është e pamundur.
Për shkak se , sidomos interesat ekonomik me interest politik janë shumë të lidhura, dhe pothuajse te binjakëzuara, të ortakëzuara, është e pamundur që këto të ndahen. Dhe për sa kohe që këto nuk ndahen, dhe interesat ekonomik dhe interesat politik janë një, apo vazhdojnë të bëhen një. Kjo do te thotë që Demokracia jonë do vazhdojë të ketë më pak oksigjen. Kjo do të thotë se konkurrenca jonë do te jete gjithmonë e minuar. Kush është mbasi i sistemit Demokratik? Konkurrenca. Për sa kohë që konkurrenca prishet, në çdo gjë që nga klasa e parë deri në biznes, atëherë shoqëria rrezikon. Konkurrencën kush e minon ? Mungesa e shtetit ligjor dhe oligarkizimi. Këto janë dy gjërat që e rrezikojnë. Ka shumë simptoma nga këto që kemi ne, por nuk është kaq brutale.
Edhe dje isha në Parlament, e keni parë besoj. Brutalitet! Të dy palët. Të dy palët brutalitet, shahen, nuk ka argument. E keni parë debatin dje? E keni parë shumica prej jush apo jo? Aty u fol për luftë PD-PS, apo për luftën e shtetit ndaj krimit të organizuar? Po pra, u fol për luftë të dy partive me njëra-tjetrën. Po ku është interesi publik këtu? Interesi publik i 99% të Shqiptarëve është në tërësi shteti, pavarësisht se kush qeveris. Lufta mes dy partive është e padobishme për ju, kur flitet për tema kaq të mëdha. Sepse aty dje nuk u rivalizua një platformë. E di kush mund të ishte dje tema?
Kush ndërhyn më shpejt në Lazarat? Po kjo është çështja. Sot e ka Partia Socialiste, pjesë e së cilës jam. Thotë, unë i jap kuptim luftës ndaj krimit të organizuar duke shkuar në burim. E dini pse ka kaq shumë trafik në Shqipëri? Pse nuk ka trafik për domate, pse nuk ka trafik për mollë, pse nuk ka trafik për kumbulla? Sepse…jo sepse ato janë legale. Ka trafik për diçka që është ilegale, sepse kjo mbillet, pra tolerohet.
Dhe në qoftëse qeveria…këto gjëra duhet te bëjë në fakt. Sa të bëjë debat me PD, për një debat pa shkak, të shkojë të ulet në Lazarat, dhe debati mbyllet. Asnjë avion nuk vjen, nëqoftëse nuk mbillet drogë në Shqipëri. Me duket mbillet në Malësi të Madhe, siç me kanë thënë, dhe nuk mbillet në këtë masë në Lazarat. Shko në Lazarat, mbyll dyqanin, nuk ka më avionë që vijnë nga Italia që vijnë për ta marrë. Shko mbyll dyqanin në Lazarat apo ku mbillet droge.
Pakësohen vrasjet, sigurisht pakësohet tritoli, ekonomia formalizohet. Nuk ka kaq shumë ndërtime pa lije, një pjesë e madhe e te cilave, sidomos në bregdet, janë të sponsorizuara me para të zeza. Krimi në përgjithësi, zbutet. Dhe ne nuk marrim damkën që po marrim sot, si një popull që kultivon marjiuanë, sepse nuk ka mundësi të tjera për të jetuar. E dini që fitojmë rreth 500 milion euro hyjnë në Shqipëri. Sepse tregu është jashtë apo jo ? konsumatorët e drogës që ne mbjellim janë europianë, gjermanë, francez, italianë, kushdo qofshin.
Edhe ata e konsumojnë në të zezë. Këtu vjen rreth një e dhjeta e shumës që ata konsumojnë. Rreth 500 milion euro të zeza hyjnë në Shqipëri. Dhe ka njerëz që më thonë, kur jua them këtë… Po pse nuk hyni në Lazarat? Çfarë na pengon të hyjmë në Lazarat? Si mundet shteti ta pranojë , që ka një ishull në të cilin nuk hyn dot? Ti nuk ke fuqi mbi territorin atëherë.
Dhe për më tepër kjo kthehet në epidemik , sepse i thua njerëzve, nëqoftë se s’keni punë, mbillni drogë. Edhe unë kam 2 mijë metra katror tokë, dikush mund të ketë 5 mijë. Më lejon mua shteti te mbjellë drogë?
Comments
Mire i ke thene keto me

Mire i ke thene keto me siper, Ben,,,

Por ben edhe me mire t'i thuash ne Parla-Ment...

Organizo nje diskutim libri atje dhe thuajua ne sy te Dy Paleve.

Ata kane edhe leke dhe mund ta blejne edhe librin: mos ia dhuro askujt prej tyre.

Ekziston rreziku qe edhe pasi ta blejne, te mos e lexojne, se te tille komuniste jane ata:

Edhe librat e shokut Enver i blinin te paret, por po i lexojne/zbatojne vetem tani, pas lamtumires

se Qoftelargut. Dhe e di ti Ben qe shoku Enver eshte ende Hero Populli?!

Dhe justifikohen me respektin qe kane me Ismail Kadarene: Kane merak se mos duke ia nxjerre

jashte ligjit dekoraten shokut Enver, ngrihesh ti dhe kerkon te nxjerrin jashte ligjit edhe "Dimrin e

Vetmise se Tij"!

Shpjegojua ben, qe ti me e shumta mund te kerkosh t'i zesh vendin Edi Rames, jo Ise Kadarese.

Ata ne Parlament as Kadarene s'e kane lexuar, se po te ishte ndryshe, e kishin bere President, dhe

edhe Sala do ishte dakord, se Sala lexon. vetem nje talenti ne letersi mund t'i prodhoje imagjinata

perdorjen e nendetseve per narkotrafik, dhe qe rilindasit do t'i mbiquajne balena!

Provoje nje here ne sallen e Parlamentit, Ben, nuk ka per te dale keq. Por, bej kujdes, paralajmero

nje dite/date kur Edi te mos kete shkuar per Panair Libri ne Torino, dhe Meta te mos jete nisur per

zgjedhjen e qershive!

Une te kam ndihmuar edhe me pare, ne marrjen e nje vendimi qe te solli mbaresi, dhe serish,

keshtu ka per te ndodhur edhe kesaj here...

Add new comment