Referendum për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën

Postuar në 17 Maj, 2014 04:57

Krahasimi i Kosovës me rastin e Krimesë nga ana e presidentit rus, Vladimir Putin ka nxitur shqiptarët e Luginës së Preshevës që t’i japin të drejtë vetes për mbajtjen e një referendumi për bashkimin me Kosovën.

Propozimi më i fundit është bërë nga Fronti i Bashkimit Kombëtar Shqiptar. Kreu i saj, Gafurr Adili është shprehur se, “Kosova Lindore (Presheva, Medvegja dhe Bujanoci) rënkon ende nën sundimin dhe kolonizmin e Serbisë, ku shfaqet shpërngulja e heshtur e shqiptarëve për shkak të dhunës fizike dhe psiqike të ushtrisë serbe”.

Sipas FDBK-se, “ashtu si Krimeja që, në vitin 1956 nga Hrushov, iu morr Rusisë dhe iu dhurua Ukrainës, edhe  Kosova Lindore (Presheva, Medvegja dhe Bujanoci), në vitin 1954 nga Tito, iu morr Kosovës dhe  iu dhurua Serbisë. Pra, nëse Krimesë iu lejua që të organizojë referendum për ribashkim me Rusinë,  atëherë duhet lejuar edhe Kosovës Lindore që të organizojë referendum për ribashkimin e saj me  Kosovën”.

Një referendum të tillë, Lugina e Preshevës ka mbajtur në mars të vitit 1992, por që nuk u njoh nga Serbia dhe nuk pati asnjë efekt.

http://www.preshevajone.com/kerkohet-rikonfirmim-i-refrendumit-per-lugin...

Comments

Submitted by Caf Teli (not verified) on

<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; &nbsp;Jashte çdo diskutimi pavaresia e Kosoves do te jete problem i ,mbyllur e definitiv me njuhjetplot nderkombetare,&nbsp;ne se&nbsp; do kthehet ne kufijt e 1954, ose qofte dhe aty afer me ndonje modifikim duke ulur ne kete menyre perqindjen e serbeve&nbsp; dhe rritur te shqiptareve, duke zvogeluar kundervenien me Serbinempretndimet e saj dhe nderhyrjet,, ndryshe do vuajme &quot;<u><em>gozhden e Nastradinit</em></u>&quot;.</p>

Submitted by Tani (not verified) on

<p>Gafur Adili dhe organizata e tij fantazme jane mashtrues te pashembullt. Sa me shpejt ti eliminoj sherbimi maqedon keta legena aq me mire.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.