Opozita sërisht protestë më 23 maj për largimin e qeverisë "Rama"

Postuar në 17 Maj, 2014 06:16

Opozita paralajmëron për protesta të tjera. Lideri i opozitës Lulzim Basha ka lajmëruar protesta të dytë ditën e premte për të kërkuar largimin e kryeministrit dhe qeverisë "Rama". Kjo protestë do të pasojë atë të ditës së enjte kundër trafikut të drogës që u zhvilluar para Kuvendit të Shqipërisë. Lulzim Basha ka bërë një mbledhje të strukturave të Partisë Demokratike ditën e sotme për të bërë të ditura detajet e protestës së 23 Majit.

"Partia Demorkatike me përgjegjësi të plotë ka parashtruar para shqiptarëve opsionin e zgjidhjes, që është largimi i Edi Ramës dhe kupolës së tij nga qeverisja e vendit. Largimi i tij si njeriu përgjegjës për situatën e krijuar është imperativ për të çliruar Shqipërinë dhe shqiptarët nga ankthi dhe kërcënimi i kartelit të vdekjes për lirinë dhe demokracinë, i kartelit të drogës. Prandaj Partia Demokratike ka thirrur një protestë të madhe popullore të premten e ardhshme në orën 11 para Kryeministrisë, dhe unë u bëj ftesë të gjithë qytetarëve shqiptarë, të majtë e të djathtë, pa dallim bindje politike, të bashkuar në këtë hall të madh që ka zënë Shqipërinë dhe shqiptarët, hallin e kartelit të drogës dhe narkotrafikut me lejen dhe symbylljen qeveritare, të bashkojmë zërin tonë për t’i thënë jo narkotrafikut dhe për të vënë para përgjegjësisë Edi Ramën dhe kupolën e tij", tha Basha.

Në mbledhje ishin të pranishëm drejtues të pratisë në rrethe, koordinatorë dhe deputetë. Partia Demokratike ka organizuar protesta të shpeshta që nga koha që ajo ka dalë në opozitë, për çdo problematikë të publikuar  nga organet e saj, mbështetës, qytetarë dhe militantë kanë protestuar së bashku me drejtuesit e PD.  

S.S

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.