Naço: Nisni procedurat e shkarkimit për gjyqtaren Miranda Çekrezi, ka shkelje të rënda ligjore

Ministri i Drejtësisë Nasip Naço urdhëron nisjen e procedurave për shkarkimin e gjyqtares Miranda Çekrezi. Ministria e Drejtësisë ka konstatura se ndaj gjyqtares Miranda Çekrezi me vendimin nr 279, datë 16.09.2011 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë është dhënë masa disiplinore vërejtje. Pikërishtë për këtë shkak gjyqtarja Miranda Çekrezi, e cila ka shqyrtuar kërkesën e prokurorisë për pezullimin e gjyqtarit Gjin Gjoni ka qenë në konflikt të hapur interesi dhe për këtë arsye, dhe ajo duhet të hiqte dorë nga kjo çështje.
Pas vendimit të djeshëm dhënë nga gjyqtarja e Elbasanit, Ministria e Drejtësisë ka konstatuar se ndaj gjyqtares Miranda Çekrezi, KLD ka dhënë në vitin 2011 masë disiplinore vërejtje. Ndaj këtij vendimi është ushtruar e drejta e ankimimit në Gjykatën e Apelit Tiranë, nga ana e gjyqtares Miranda Çekrezi, dhe kjo çështje është gjykuar nga trupi gjykues me kryesues gjyqtarin Gjin Gjoni.
Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin e 9 dhjetorit 2011 ka vendosur pranimin e kërkesë-padisë dhe anulimin e vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si të pabazuar në prova dhe ligj. Në këto kushte, sipas Ministrisë së Drejtësisë, kur gjyqtarja ka qenë në konflikt të hapur interesi dhe në bazë të dispozitave procedurale penale, duhet të hiqte dorë nga gjykimi i kësaj çështjeje. Për këtë arsye ministri i Drejtësisë Naço, ka kërkuar menjëherë procedurat për shkarkimin e saj, për shkelje shumë të rënda të ligjit nga ana e Miranda Çekrezi. S.S
Add new comment