"Shqip" publikon raportin: Mbi 300 fëmijë, punëtorë droge në Lazarat?

Postuar në 18 Maj, 2014 04:33

Rreth 300 fëmijë kultivojnë dhe korrin marijuanë në Lazarat, të paktën dy vitet e fundit. Ndërsa fëmijët nga rajonet e largëta, në dijeni të këtij fenomeni, e konsiderojnë si një nga “punët” më të mira për të fituar shumë para në një kohë të shkurtër. Arsyeja që ka nxitur shtegtimin e shumë fëmijëve, të shoqëruar edhe nga prindërit e tyre, në muajt shtator-tetor, drejt Lazaratit.

Kjo është një nga të vërtetat, që na njeh me një fenomen të ri për vendin tonë, i cili është zbardhur në studimin e parë kombëtar mbi Fëmijët në Situatë Rruge në Shqipëri, të realizuar në kuadër të Reformës së Shërbimeve Sociale nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në bashkëpunim me UNICEF, Zyrën e Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri, Save the Children, ARSIS, GFK dhe një ekspert ndërkombëtar. Gazeta “Shqip” shkruan se zbardhja e plotë e këtij studimi do të bëhet nesër, në një event, që do të realizohet nga Ministria e Mirëqenies Sociale, ku të pranishëm do të jenë ministri i Mirëqenies, Erion Veliaj, Kryeministri Edi Rama dhe organizatat jofitimprurëse, që morën pjesë në hartimin e studimit.

Për më shumë lexoni: http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/05/18/mbi-300-femije-punetore-droge-ne-lazarat/

n.k

Comments

Submitted by Epiroti (not verified) on

<p>Rreth nje milion jane emigrante ne Greqi dhe Itali, po ashtu pothuaj nje milion tjeter neper Bote. Pra, ne Shqiper kane mbetur nje milion e gjysem. I bie qe gjysem milion te jene klase qe punojne.</p><p>&nbsp;Sa banore ka Lazarati? Sa furgone duhet qe te dergojne punetoret (300 mije) ne kete fshat? A mos valle keta 300 mije jane milingona qe nuk &#39;&#39;pushtojne&#39;&#39; arat e hashashit? Ky numer ua kalon e mitingashsve te qirie Berishes.</p><p>Patjeter kane futir edhe femijet qe te plotesojne shifren 300.....</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.