Bashkësia Islame e Kosovës: Mos bëni fushatë në xhami

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) u bën thirrje subjekteve politike që të mos bëjnë fushatë në xhamitë dhe objektet e tjera të këtij institucioni. “Telegrafi” raporton se Bashkia Islame ka thënë se mbetet e përkushtuar që të realizojë të drejtën e shkollimit dhe të punësimit të femrës myslimane edhe me mbulesë në institucionet publike. Në të njëjtën kohë, Bashkësia Islame ka shprehur mospajtimin e saj me marshin kundër homofobisë, të mbajtur të shtunën në Prishtinë.
“Bashkësia Islame e Kosovës, edhe një herë, publikisht distancohet nga kjo dukuri, e cila është degjeneruese, denigruese dhe nuk përkon me natyrshmërinë e llojit njerëzor, si dhe është kundër mësimeve të Zotit, parimeve fetare, traditës së shëndoshë të shoqërisë dhe familjes së shëndetshme”, thuhet në reagimin e BIK-ut.
http://www.telegrafi.com/lajme/bik-mos-beni-fushate-ne-xhami-2-44990.html
n.k
Add new comment