Sekuestrohen 840 kg kafe kontrabandë

Në afërsi të tunelit të Kalimashit në “Rrugën e Kombit” u sekuestrua 840 kilogramë kafe e ndarë në 14 thasë me nga 60 kilogramë secili. Sasia e kafesë ishte duke u transportuar në drejtim të Tiranës në automjetin e një 25-vjeçari me targa TR 4382 J. “Top Channel” raporton se pas një kontrolli të ushtruar nga policia, rezultoi se drejtuesi nuk kishte asnjë dokumentacion për sasinë e kafesë që transportonte.
Menjëherë policia bëri arrestimin e të riut, ndërsa malli dyshohet se është futur kontrabandë nga Kosova për në Shqipëri pa paguar akcizën. Mbi 25-vjeçarin rëndon akuza për veprën penale “kontrabandë me mallra që paguhet akcizë dhe tregtim e transportim i mallrave që janë kontrabanduar”. Ndërkohë, po hetohet nëse ka bashkëpunëtorë të tjerë në kontrabandimin e kafesë.
n.k
Add new comment