Mustafa kërkon debat televiziv me Thaçin

Postuar në 18 Maj, 2014 11:53

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një njoftimin në rrjetin social, Facebook, bëri të ditur se është gati për t’u përballur me kryeministrin Hashim Thaçi në një debat televiziv.

“Shpreh gatishmërinë time dhe konsideroj se është i nevojshëm një debat ndërmjet meje dhe Kryeministrit në largim, Thaçi për të prezantuar programet tona qeverisëse në të ardhmen dhe dijen dhe përkushtimin tonë për të përmirësuar qeverisjen në interes të qytetarëve të vendit tone” shkruan Mustafa. Sipas kreut të LDK-së, debati mund të organizohet në televizionin publik dhe në televizionet private.

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.