Pagesë për parkimin falas në Tiranë! “Nëse nuk paguan, të miturit të dëmtojnë makinën”, raporton “News24”

Të gjesh një vend parkimi në Tiranë gjatë ditëve të javës është mjaft e vështirë, por edhe nëse ke pak fat dhe gjen pak hapësirë duhet të paguash për shërbimin. Por e njëjta situate paraqitet edhe në fundjavë, megjithëse intensiteti i makinave në qarkullim bie, sërish qytetarët duhet të paguajnë për të parkuar makinën.
Por këtë herë jo administratën e Bashkisë së Tiranës, e cila këtë shërbim e ka pa pagesë në fundjavë, por disa fëmijë të cilët me këtë punë sigurojnë të ardhura të mjaftueshme për të çuar deri në fund veset, si cigarja apo edhe duke luajtur në lojërat e fatit. “News 24” raporton se në të shumtën e rasteve ata qëndojnë në grupe, të cilët mbrojnë njëri-tjetrin në rast të konfliktimit me ndonjë njeri, ndërsa këtë punë e kryejnë nga më të miturit deri te më të rriturit.
Por ka edhe nga ata qytetarë që nuk paguajnë, pasi dinë që parkimi në fundjavë është falas por edhe këtë veprim e mendojnë mirë, pasi këta të mitur për shumën 100 lekë mund të të shkaktojnë një dëm në automjet, deri në 10-fishin e shumës së kërkuar, duke të shkaktuar gërvishtje me çelës apo shpuar edhe gomat. Por nëse për qytetarët e Tiranës shuma është deri në 100 lekë, shtetasit e huaj dhe kryesisht ata nga Kosova që frekuentojnë Tiranën për fundjavë, paguajnë për këtë shërbim që është falas deri në 5 Euro. Ndërkaq zonat më të preferuara nga këta të rinj janë Bulevardi kryesor, zona e ish-Bllokut dhe zona pranë Muzeut Kombëtar. Megjithëse shpesh policia i ndalon, ata lirohen shpejt dhe kthehen në rrugë pasi mosha e tyre është e mitur.
Comments
Bravo Saimir! Bravo çuna!
<p><br type="_moz" />Bravo Saimir! Bravo çuna!</p>
Add new comment