Pranga “shëruesit të kancerit”, mashtronte pacientë me shuma të konsiderueshme. Lista me 145 “viktima”

Postuar në 19 Maj, 2014 04:00

Një listë me 145 emra ka gjetur policia në shtëpinë e “mjekut të kancerit” Avni Lipe, i arrestuar pas kallëzimit në polici të një gruaje nga Kukësi. Gruaja, e cila kishte kaluar javë të tëra ankthi, u përplas në dyert e policisë vetëm pasi zbuloi se nuk rrezikonte vërtet jetën, njofton Mapo. Lipe ofronte metoda “alternative” popullore që gjoja kishin patur sukses dhe lista e emrave konsiderohen si viktima potenciale të tij. 55 vjeçari nga Bilishti merrte shuma të konsiderueshme për “kurat” që ofronte, dhe frekuentonte herë pas here Spitalin Ushtarak, për të gjetur pacientë të dëshpëruar ose familjarë të tyre. Ende mund të gjenden nëpër rrugët e kryeqytetit njoftime të ngjitura për këtë shërues dhe numri i telefonit.

Lexoni më shumë në linkun: http://mapo.al/2014/05/gjuetia-e-pacienteve-te-pa-shprese-mjeku-rreme-une-sherues-kancerit/

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.