Zgjedhjet lokale greke, shumë balotazhe. Por Syriza kryeson dhe pritet një kthesë radikale

Postuar në 19 Maj, 2014 06:03

Edhe pse fati i zgjedhjeve lokale greke do të vendoset të dielën që vjen, në raundin e dytë të këtyre zgjedhjeve që do të bëhen bashkë me ato për në Parlamentin Evropian, shtypi i Athinës flet për një ngritje të qartë të opozitarëve të majtë të Syriza-s. Greqia duket se po shkon drejt një ndryshimi radikal të pushtetit, ku Syriza tejkalon dy dy partitë që kanë drejtuar prej vitesh me rotacion vendin, konservatorëve të Demokracisë së Re dhe socialistëve të PASOK-ut. Edhe pse kryeson vetëm në pak prej 13 rajoneve, Syriza pritet të jetë në balotazhin e javës së ardhshme në një pjesë të mirë të tyre, ndërsa kryeson Atikën që përfshin kryeqytetin Athinë dhe që ka numrin më të madh të votuesve në të gjithë vendin. Sipas rezultateve paraprake, në qarkun më të madh të vendit ku votojnë 30% e grekëve, përfaqësuesja e Radikalëve të Majtë, Rena Dourou, siguron nga 27-31% të votave, e ndjekur nga kandidati që vjen nga radhët e socialistëve grekë, Janis Zgoyros me 20-24 %. Ndërsa në Pire konservatorët duket se do ta humbasin bashkinë që mbanin në katër vitet e fundit.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.