Ministri Ahmetaj jep përmasat e distancës sonë ekonomike me BE-në: “I arrijmë pas 25 vitesh, nëse ne rritemi 6% në vit dhe ata 1%!”

I ftuar sot në mbrëmje në emisionin e Ilir Babaramos në A1Report, ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj ka shpjeguar situatën ekonomike të Shqipërisë; çfarë negocioi Qeveria me FMN-në; cila është e vërteta e kushteve të fondit; a do ketë rritje taksash këtë vit; sa përqind të borxhit ndaj biznesit ka shlyer Qeveria; çfarë lehtësish i ofrohen biznesit; si mund të jetë atraktive, ekonomia shqiptare etj. Por përtej të gjithave, spikat krahasimi që bëri Ahmetaj për nivelin ekonomik të vendit, krahasuar me atë të BE-së. Kësisoj, si mund ta arrijë Shqipëria nivelin e Bashkimit Europian. Sipas ministrit, “duhet të rritemi me 6% në vit, kurse BE-ja me 1%”. Me këto parakushte, atë nivel ne e kapim vetëm në vitin 2039!
a.k
Comments
Hajde optimizem, hajde......
<p>Hajde optimizem, hajde......</p>
Add new comment