Dita Kombëtare e Fëmijëve Jetimë, një grup jetimësh në protestë simbolike. Kuvendi, rezolutë “në mbështetje të tyre”

Sot, Ditën Kombëtare të Fëmijëve Jetimë, në një aktivitet me këtë rast kryeparlamentari Ilir Meta ka dhënë mbështetjen e tij për këta fëmijë si dhe premtimin se ata nuk janë vetëm, por se kanë në krah mbështetjen e qeverisë. Meta foli për një rezolutë në mbështetje të fëmijëve jetimë, e cila sipas tij ka bashkuar opozitën dhe mazhorancën.
Por mesa duket të painformuar për “rezolutën pro tyre” një grup jetimësh kanë zgjedhur të protestojnë për të kërkuar më shumë mbështetje ekonomike ndaj tyre, arsim dhe strehim, pikërisht përpara godinës së Kryesisë së Kuvendit. Në mes të shiut me disa pankarta në dorë, ata akuzojnë shoqërinë civile se i ka përdorur dhe shfrytëzuar për interesat e saj, ndërsa ndihmën ekonomike të dhënë ndaj tyre e konsiderojnë qesharake.
a.k
Add new comment