Vritet një 18 vjeçar maqedonas, Shkupi gdhihet me trazira. Shqiptarët në shënjestër

Postuar në 20 Maj, 2014 04:13

Shkupi është përfshirë nga trazirat, njoftojnë agjencitë e lajmeve. Një 18 vjeçar maqedonas ka mbetur i vdekur gjatë pasdites së djeshme pasi është qëlluar me thikë nga një shqiptar. Por vrasja menjëherë ka marrë ngjyrime nacionaliste duke shkaktuar një revoltë të madhe te banorët e lagjes “Gjorçe Petrov”, të cilët i kanë vënë zjarrin pronave të shqiptarëve, kryesisht dyqaneve. Kim Mehmeti, drejtues i zyrës së TCH në kryeqytetin maqedonas ka bërë të ditur se deri tani policia nuk ka mund të qetësojë situatën, madje kjo duket tejet e vështirë. Sipas tij kjo situatë e krijuar rrezikon seriozisht familjet shqiptare në këtë lagje, por situata mund të tensionohet edhe më tej. Pikërisht gjatë ditës së hënë Komiteti i Helskinkit ka publikuar raportin e tij të fundit, në të cilin thuhet se brenda një viti në Maqedoni janë regjistruar 116 incidente ndëretnike, prej të cilëve janë zbardhur vetëm dy.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.