“Lufta” për Inspektoriatin e Pasurisë, mazhoranca rrëzon Nishanin. Ky i fundit mund t’i drejtohet Kushtetueses

Postuar në 20 Maj, 2014 06:40

Dekreti i presidentit Nishani që kthente për rishqyrtim ligjin për zgjedhjen e kreut të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë nga Parlamenti dhe jo nga Presidenti, është bllokuar nga mazhoranca e majtë. Mes debatesh të forta në Komisionin parlamentar të Ligjeve, ku ashtu siç pritej mazhoranca dhe opozita mbajtën qëndrime të ndryshme, pr/ligji u rivotua me 16 votat pro të shumicës ndërsa opozita braktisi mbledhjen.
Relatorja Vasilika Hysi është shprehur se janë të pabazuara argumentat e Presidentit duke e cilësuar kthimin e ligjit nga ana e Presidentit të pavend. Ndërsa nënkryetari i komisionit Oerd Bylykbashi tha se kjo nuk është asgjë veçse një tjetër hap i kësaj mazhorance për të kapur institucionet. Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Spartak Braho ka lajmëruar se së shpejti do të bëhet një ligj i ri vetëm për kompetencat e Presidentit ndërsa ka hedhur akuza ndaj kreut të shtetit duke u shprehur se ka futur në handikap Gjykatën e Lartë, duke mos plotësuar vakancën. Dekreti i presidentit pritet të rrëzohet edhe në Kuvend

Vetë Nishani, la të kuptohej me një deklarim se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e dekretit të tij.

 

a.k

Comments

Submitted by Boni (not verified) on

<p>Po sikur Nishani, dmth presidenti te ishte i PS, do behej kjo lufte nga opozita per kompetencat&nbsp; e tij? Kjo duket qe nuk ka te beje me pavaresine e institucioneve por me politiken. Meqe&nbsp; e kane sot presidentin te tyre dhe o burra ta mbrojme.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.