Drew Sullivan tek “Shqip”: Në 2007-ën u krijua Koza Nostra ballkanike

Postuar në 20 Maj, 2014 09:48

Intervista e paralajmëruar dhe e gjatë e Drew Sullivan-it për emisionin “Shqip” të Rudina Xhungës është zbardhur sot në të gjitha gazetat kryesore. Sullivan, kryeredaktor i Organizatës për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe emër i njohur i gazetarisë investigative në Amerikë dhe Ballkan, ka vënë theksin tek apatia e gazetarisë shqiptare për këto çështje, dhe mungesa e bashkëpunimit me kolegët e rajonit. Ndërkaq, një element i rrëfimit të tij për krimin e organizuar shqiptar ka tërhequr vëmendje të veçantë: Pjesa ku ai flet për një mbledhje sekrete rajonale të “pesë familjeve”, njëfarë kopjimi i riorganizimit që Lucky Luciano u bëri  familjeve të krimit në SHBA, duke krijuar fytyrën e re të Koza Nostrës. Thotë Sullivan:

“Ne dimë, sipas burimeve tona, që në vitin 2007 ka pasur një takim rajonal të figurave të krimit të organizuar ku kanë qenë vëllezërit Osmani, Naser Kelmendi, një mafioz nga Mali i Zi dhe ndoshta emra që mund të mos i keni dëgjuar kurrë, por që janë lordë të nivelit të lartë, njerëz të cilët ndoshta nuk e prekin kurrë me dorën e vet drogën, por që jetojnë si biznesmenë shumë të pasur dhe që janë në të vërtetë të përfshirë në trafikun e drogës. Pra, të gjithë janë takuar në vitin 2007 dhe bënë një lloj marrëveshje, të themi, për trafikimin e drogës në rajon dhe bashkëpunimin mes tyre. Ata krijuan një sistem shumë të mirë, një sistem që ende vazhdon të funksionojë dhe që tregon se vazhdojnë të komunikojnë me njeri-tjetrin. Ajo çfarë vendosën është se cila drogë shkon në cilin vend të Evropës”.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.