Një “profeci” e Sollzhenicinit për krizën në Ukrainë

Postuar në 21 Maj, 2014 04:09

“Russia beyond the headlines” shkruan për krizën ukrainse, por nga një këndvështrim disi më përfshirës. Ajo ka sjellë citime dhe fragmente të shkrimeve të ndryshme të shkrimtarit të njohur Aleksandër Sollzhenicin, të cilat në dritën e zhvillimeve të sotme, duken si profeci të realizuara 100%. Madje edhe në “Arkipelagun Gulag”, shkruar në vitin 1968, publikuar më 1974, Sollzhenicin parandjen konfliktin teksa pikas në bashkëvuajtësit ukrainas një mllef dhe dhimbje të madhe. “Brezi ynë nuk do t’u shpëtojë gabimeve të baballarëve tanë”, citohet Sollzenicin për të vijuar: “Me Ukrainën gjërat do të bëhen skajshmërisht të dhimbshme. Por duhet kuptuar se çfarë tensioni i përshkron ata. Përderisa për shekuj të tërë kjo nuk është zgjidhur, na bie ne barra që të dëshmojmë mirëkuptim. Ne duhet t’ia  lëmë vendimin atyre: federalistëve, apo separatistëve, kushdoqoftë fituesi. Sa më të butë, të duruar, koherentë të dëshmohemi, aq më shumë shpresë do të kemi për të restauruar bashkimin në të ardhmen”.  

http://rbth.com/arts/2014/05/20/solzhenitsyns_foresight_on_u...

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.