“Debat” për shaminë në zgjedhjet e Kosovës. “Express” sjell në vëmendje përfshirjen në listat e PDK-së të Labinotë Murtezi Demit

Postuar në 21 Maj, 2014 10:24

Elementi fetar nxjerr krye në fushatën elektorale në Kosovë. Ndonëse mund të quhet një qasje mbivlerësuese, argumenti i gazetës “Express” ka gjithësesi peshën e vet. Kjo pasi, partia që qeveris aktualisht Kosovën, pra Partia Demokratike e Hashim Thaçit ka ndërmende që të kandidojë edhe një emër që manifeston lidhje të qarta, apo angazhim me karakter fetar. Bëhet fjalë për Labinotë Murtezi Demi, e cila është renditur e 18-ta në listën e PDK-së, ndonëse siç vlerëson “Express”: “Në zgjedhje lokale kishte marrë vota të papërfillshme në Gjilan”. Dhe më tej: “specifike ishte se ajo u dallohej nga kandidatët e tjerë me paraqitjen e saj: shaminë”. Më tej “Express” shtron pyetjet mbi laicitetin duke ecur edhe më, teksa supozon se një kandidat i tillë sjell implikime për misionin e PDK-së. E rëndësishme është që faktori fetar po bëhet përherë e më shumë prezent në zgjedhje, një prirje që nuk recpetohet dhe aq mirë nga një pjesë e opinionit.

http://www.gazetaexpress.com/lajme/a-eshte-ky-misioni-i-ri-i-pdkse-15235/

s.z 

Comments

Submitted by Mendimi Ndryshe (not verified) on

<p>Gazeta express njihet si ze ektremist ne mediat shqip-folese sa here qe behet fjale per muslimanet dhe islamin. Nje gazete, e cila me shume se sa informacion ne dobi te publikut, percjell urretjtje dhe percarje ne dobi te buke-dhenesve te saj dhe ne dem te mbi 95% te popullates ne Kosove. Express-i me kot pretendon se perfaqeson zerin e nje pjese te opinionit, ajo eshte vetem nje perjashtim. Jo me kot kjo gazete ka hequr edhe komentet ne faqen e saj, si pasoje e kritikave ta ashpra te atij opinioni qe ajo pretendon se perfaqeson. Gazeta te tilla, nuk kane si mision te vetin percjelljen e lajmit dhe te verteten, por berjen e lajmit dhe fabrikimin e &quot;te vertetave&quot; te tyre.&nbsp;</p>

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Po pse mor u zhdukën femnat e zhvillum që me do emos duhet të jenë me shami nuk më prishë shamia ajo mund të dalë dhe nudo por një shtet ka kushtetutën e saj dhe në kushtetutë është shkruar e zeza mbi të bardhë që jemi shtet LAIK dhe për këtë nuk na intereson se çfarë bëjnë Katolikët,Orthodhoksët i Myslymanët deri në momentin që nuk shkelin ligjin mund të bëjnë çtë duan brënda rekullave që ka caktuar LIGJI</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.