Agolli: Kabinetet qeveritare nuk duhen marrë si piktura. Politika larg duart nga standardi i gjuhës

Dritëro Agolli deklaron se politika ngatërron qëllimisht luftën me komunizmin pasi sipas tij ata duan të mohojnë luftën. Këtë deklaratë, Agolli e ka bërë në një intervistë të dhënë për gazetën “Panorama”. “Formimi i kabineteve qeveritare, problemet që ka shoqëria, nuk duhen marrë si pikturë dhe si letërsi, nuk duhen marrë me formalizëm. Duhet të heqim dorë nga formalizmi i të kuptuarit të gjërave.
Gjërat nuk mund të bëhen siç i mendon ti në letërsi apo në pikturë. Më kujtohet se pas luftës, në 1945 të gjithë njerëzit e mençur e të ditur të kohës, që kishin qenë nëpunës të Zogut u bënë drejtues në bankë, në shkolla, mjekë, inxhinierë, administratorë etj, ishin njerëz të shkolluar jashtë shtetit”, kështu e ka komentuar Dritëro Agolli qëndrimin e tij për punë e qeverisë.
Një tjetër debat që ka dashur të analizojë Dritëro Agolli është dhe ai për gjuhën, një çështje shumë e debatuar ditët e fundit. Ai ka theksuar në këtë pikë se politika duhet të qëndrojë jashtë e të mos ndërhyjë në këtë fushë. “Gjuha nuk ndryshon më sistemin, erdhëm në demokraci dhe të ndryshojmë gjuhën. Kjo nuk bëhet.
Unifikimi i gjuhës bëhet kur formohen kombet, jo sistemet”, ka thënë Agolli. Sipas tij prekja e standardit të gjuhës është i rrezikshëm sepse kërkon të ndajë Shqipërinë në dy pjesë, veri dhe jug , një përpjekje e filluar shumë herët, por që nuk mund të bëhet.
http://www.panorama.com.al/2014/05/23/driteroi-gjuha-te-mos-...
S.S
Add new comment